PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE E AGJENCISË SË ZBULIMIT


Në pajtim me parimet për përgjegjësi shoqërore, Agjencia e zbulimit vazhdimisht synon drejt vendosjes së praktikave të dobishme shoqërore, të cilat e kanë fokus përmirësimin e raporteve dhe kushteve për punë për të punësuarit, menaxhimin etik, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe investimin në komunitetin.

  • Nga viti i kaluar, në hapësirat e Agjencisë mbahen aksione për dhurim të gjakut. Deri më tani janë organizuar disa aksione të suksesshme në këtë drejtim.
  • Për festat e fundvitit, Agjencia e zbulimit tradicionalisht me kapacitetet e saja organizon aheng të Vitit të Ri me shfaqe për fëmijë, për fëmijët e të punësuarve deri në moshën 11-vjeçare.
  • Agjencia e zbulimit ka vendosur praktikë për grumbullim të donacioneve nga të punësuarit, të cilat u dedikohen nevojave të SOS fshatit për fëmijë.
  • Drejtori i Agjencisë së zbulimit për çdo vitë organizon iftar për të punësuarit e saj që i përkasin konfesionit islam.
  • Në hapësirat e Agjencisë ka sallë fitnesi me vegla bashkëkohore për ushtrime, e cila është në dispozicion të të punësuarve.
  • Nga shtatori i vitit 2015, Agjencia e zbulimit dy herë në vitë organizon lojëra sportive për të punësuarit e saj.
Në kuadër të Agjencisë në mënyrë të pavarur funksionon edhe Organizata themelore e Agjencisë së zbulimit pranë Sindikatit policor maqedonas.