Shkup - 7 korrik 2019

NJOFTIM PËR MEDIUMET


AGJENCIA E ZBULIMIT: DEMANT I KONFERENCËS PËR SHTYP SË PARTISË POLITIKE VMRO-DPMNE

Agjencia e zbulimit është e befasuar dhe shpreh keqardhje që partia politike VMRO-DPMNE ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi me institucionin nacional që ka për detyrë të punojë për mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit dhe për të mirën e përgjithshme të qytetarëve.

Tërësisht të pavërteta dhe dezinformata janë deklaratat me të akuzohet drejtori i Agjencisë së zbulimit, Erolld Musliu për konflikt interesash në lidhje me vendimet kadrovike në shërbim. Të gjitha vendimet e reja për avancim bazohen në kapacitetet profesionale dhe rezultatet e arritura të të punësuarve në Agjenci.

Informojmë partinë politike VMRO-DPMNE dhe opinionin se për momentin nuk po ndodh asnjë “eliminim politik i tërë përbërjes operative”. Agjencinë, si organ i posatshëm në administratën shtetërore, nuk e udhëheq person i caktuar nga partia, por profesionist me përvojë nga radhët e Agjencisë me angazhim të qartë që të zbatojë dispozitat e NATO-s dhe BE-së për të rumbullaksuar procesin e reformave në sektorin e sigurisë.

Në lidhje me personin në fjalë dhe pretendimet e VMRO-DPMNE-së, Agjencia e zbulimit potencon se bëhet fjalë për profesionist i cili ka 18 vjet përvojë pune në sektorin e sigurisë dhe zbulimit dhe është ekspert i shquar në arenën ndërkombëtare. Në lidhje me qëndrimet se ky person ka nxjerrë informata të brendshme nga Agjencia, inkurajojmë partinë politike VMRO-DPMNE që t’i dorëzojë të njëjtat deri tek institucionet shtetërore kompetente.

Njëkohësisht, theksojmë se partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në paraqitjet e tyre të përditshme politike duhet të tregojnë përgjegjësi, posaçërisht në këtë periudhë kur po kthehet besimi i qytetarëve në institucione, në përputhje me proceset integrative të vendit tonë në NATO dhe BE.

Për të mbrojtur reputacionin e shërbimit, Agjencia e zbulimit fton Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit të kontrollojë tërësisht dezinformatat që një periudhë të gjatë plasohen nga struktura të caktuara nëpër rrjetet sociale, ndërsa sot VMRO-DPMNE i prezantoi në konferencën e vet për shtyp.

Në lidhje me shpifjet në bazë personale të paraqitura ndaj drejtorit Erolld Musliu dhe familjes së tij, ata do të reagojnë në cilësi private.